Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong un, ka formuar ekipe speciale për të parandaluar rritjen e popullaritetit të kirurgjisë së zmadhimit të gjoksit, duke pretenduar se është një “praktikë antisocialiste”.
Ministria e Sigurisë Publike në kryeqytetin Phenian ka lëshuar urdhra emergjente kundër implanteve “të kalbura dhe kapitaliste”, ndërsa gratë që i implantojnë ato përballen me ndëshkime të ashpra në kampet e punës.
Ekipe speciale u vendosën në të gjithë vendin, ku gjatë verës, agjentë federalë të veshur civilë kërkuan mjekë të tregut të zi dhe gra me “gjokse të mëdha në mënyrë të panatyrshme”. Ato iu nënshtruan gjithashtu ekzaminimeve fizike, në rastet kur autoritetet dyshonin se ato i ishin nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Gratë ose mjekët privatë në paraburgim mund të përballen me ndëshkime, përfshirë dërgimin në kampe pune, me akuza për antisocializëm”, thanë burime anonime të njohura me situatën.
Qeveria e Koresë së Veriut pretendon se kërkesa e fundit për kirurgji të përhershme të gjirit, qepallave dhe vetullave është rezultat i faktit që gratë janë të mbushura me “ideologji borgjeze”.