Fehmi Kupina: Investimi në futboll do të jetë prioritet i lartë i Lidhjes së Prishtinës - Gazeta Express
string(86) "fehmi-kupina-investimi-ne-futboll-do-te-jete-prioritet-i-larte-i-lidhjes-se-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 13:24

Fehmi Kupina: Investimi në futboll do të jetë prioritet i lartë i Lidhjes së Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 13:24

Kandidati për Kuvend Komunal nga Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina, është zotuar për investime në futboll.

Ai nga vizita e tij te një prej klubeve më të mëdha të Kryeqytetit, KF Flamurtari, premtoi se këtë sport do të ketë lart në prioritet.

“Kënaqësi të vizitojmë një prej klubeve më të mëdha të Kryeqytetit, KF Flamurtari. Se futbolli është sporti më popullor në Kosovë vërehet lehtë nga numri i madh i të rinjve që me vullnet të rrallë punojnë drejt suksesit siç bënin këta djelmosha të KF Flamurtarit”.

“Me ngjyrat tradicionale shqiptare, Kuq e Zi, KF Flamurtari vazhdon t’i japë Kosovës e arenës ndërkombëtare futbollist cilësor. Me Dukagjinin dhe Arbenin, ju premtuam se investimi në futboll do të jetë prioritet i lartë i Lidhjes së Prishtinës. Vizita në këtë  klub na la me përshtypje të jashtëzakonshme nga motivimi i këtyre djelmoshave për të arritur majat e futbollit ndërkombëtar”.