Dr. Përparim Ramusa ka theksuar sot rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe fuqizimin e tyre si pjesë thelbësore e programit për katër vitet e ardhshme. Në shoqërim të kandidateve për Kuvend Komunal, të cilat përfaqësojnë kulturë, edukatë dhe profesionalizëm, ai ka shpalosur planin politik që synon një qeverisje të bazuar në barazi, kulturë dhe shpresë.
Duke e lidhur këtë nismë me 1 Tetorin, Ditën e Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Dr. Ramusa ka vënë në pah domosdoshmërinë e fuqizimit të grave dhe vajzave në shoqëri. Ai ka theksuar se, së bashku me to, do të ndërtohet një model qeverisjeje që përçon vlera të barazisë, edukimit dhe kulturës.