Trajneri i Zvicrës flet për vendimin e Albian Hajdarit për t’iu bashkuar Kosovës - Gazeta Express
string(79) "trajneri-i-zvicres-flet-per-vendimin-e-albian-hajdarit-per-tiu-bashkuar-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 11:52

Trajneri i Zvicrës flet për vendimin e Albian Hajdarit për t’iu bashkuar Kosovës

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 11:52

Albian Hajdari së fundmi hoqi dorë nga Kombëtarja e Zvicrës për t’iu bashkuar Kosovës.

Mbrojtësi i Hoffenheimit ishte në planet e selektorit Murat Yakin, i cili e kishte ftuar disa herë tek Helvetikët, por që në fund zgjodhi me zemër.

E trajneri i zviceranëve sot në konferencë për shtyp e zbuloi bisedën që e kishte me futbollistin e ri Dardan, shkruan “Gazeta Express”.

Natyrisht, Yakin e pranoi se s’ka mundur të bënte më shumë dhe të ndikonte në vendimin e prerë të lojtarit.

“Ne e pranojmë vendimin e tij, nuk mund të ndikojmë tek ai”, u shpreh sot Yakin.

Sipas tij, tek Zvicra kanë luajtur dhe do të luajnë vetëm lojtarët që e meritojnë dhe që e ndiejnë me zemër ta përfaqësojnë këtë shtet.

“Ne nuk duam të përdorim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi në meritë”, u shpreh tutje ai.

Para Hajdarit, mundësinë për të luajtur për Zvicrën e lëshoi edhe Leon Avdullahu, i cili po ashtu iu bashkua Kombëtares së Kosovës. /Gazeta Express