Themelimi i TMK-së, Covey tregon si kundërshtonte New Yorku: Iu desh kohë ta kuptonin që ishte veprim shumë i zgjuar - Gazeta Express
string(114) "themelimi-i-tmk-se-covey-tregon-si-kundershtonte-new-yorku-iu-desh-kohe-ta-kuptonin-qe-ishte-veprim-shume-i-zgjuar"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 10:49

Themelimi i TMK-së, Covey tregon si kundërshtonte New Yorku: Iu desh kohë ta kuptonin që ishte veprim shumë i zgjuar

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 10:49

Sot, në Hagë po vazhdon dëshminë e tij në ditën e tretë me radhë ish-zëvendësi i Bernard Kuchner-it, Jock Colvey.

Gjatë dëshmisë së tij, nga avokati i Hashim Thaçit, ai u pyet në lidhje me TMK-në dhe udhëheqjen e saj, për çka tha se TMK-në atë kohë e udhëhiqte gjenerali Agim Çeku, që tha se ishte komandant i UÇK-së.

“Teknikisht ishte ende e paorganizuar, ishte në krijim e sipër TMK-ja. Gjenerali Çeku kur i bëra pak presion që të ndërmerrte disa veprime, ma rikujtoi këtë gjë që ishte në formim e sipër TMK-ja, por në atë pikë Thaçi nuk kishte asnjë lloj roli në TMK dhe për këtë aktivitet nuk donin t’i jepnim atij përshtypjen që ne besonim se ai kishte rol në lidhje me TMK-në. Kjo nuk ka lidhje me influencën ndaj ish anëtarëve të UÇK-së. I kemi diskutuar këtë temë më vete, ky ishte një formalitet në vete. Ndonëse New Yorku priste që ne ti përcillnim të njëjtën porosi të këtyre udhëheqësve, por ne e kishim të qartë që New Yorku ishte shumë kundër TMK-së. Iu desh shumë kohë në fakt, që ata të kuptonin se ky ishte veprim me shumë mënd, shumë i zgjuar. Ne menduam se nuk ishte me vend që t’u përcillnim të njëjtën porosi si Çekut si Thaçit”, ka thënë Covey.

Ai u pyet edhe në lidhje me një deklaratë të tij për një raport javor, të lëshuar më 20 shtator të vitit 1999.

Në atë dokument, tek komenti thuhej: “Përfundimi i marrëveshjes angazhuese na qon në dy dilema. së pari, personat lokal të asociuar me Qeverinë e Përkohshme kanë filluar të jenë gjithnjë e më të egër. Me sa duket, në mbështetjen e Hashim Thaçit përmes deklaratave për shtyp, nga selia e OKB-së në New York. Nga ana tjetër, disa persona në Prizren duket se janë të përgatitur të dalin publikisht për të kundërshtuar, të bëjnë të qarta kundërshtimet e tyre sa i përket komitetit politik me represion dhe terror kundër ish kolaboracionistëve, gjithmonë të akuzuar por që asnjëherë nuk është vërtetuar se kanë qenë pjesë e regjimit jugosllav”, ka cituar avokati Misetiq.

Ai pyeti Covey nëse i kujtohej që e kishin informuar për këto zhvillime në komuna atë kohë.

“Përmenda pak më herët, përpjekjet në përgjithësi që janë bërë për të zbatuar, realizuar misionin. Paradoksi është ky, ne na thanë që ka ndodhur akte të shëmtuara në terren dhe ekzistonte edhe dëshira në misionin tonë që ne t’i kundërpërgjigjeshim menjëherë në mënyrë vendimtare, të silleshim sikur të ishim një stacion zjarrfikëse për të fikur zjarret.  Ne nuk i kishim burimet për ta bërë këtë, dhe në të njëjtën kohë ne e dinim që deri në momentin kur i merrnim burimet nuk kishim mundësi që t’ia demonostronim këtij populli që po ia vilni frytet paqes, dhe se do të duhej të ndiqnin rrugën që iu tregonte UNMIK-u dhe do të shpërbleheni për këtë nga pikëpamja morale sociale dhe politike. Kjo është gjithmonë e vështirë për një organizatë paqeruajtëse. Situata ishte shumë e vështirë, si për ne që u ndeshnim me incidente të këtij lloji por nuk di si ta spjegoj, nuk mund t’i trajtonim të gjitha rastet një për një, duhet ta merrnim situatën ta trajtonim në tërësi, në mënyrë që të kishim përkrahjen e publikut në përgjithësi dhe kjo është përshkruar në raport. Është e qartë, në atë zonë, në ato momente, ende se kuptonte popullata që do t’i vilnin frytet e paqes”, ka thënë Covey.