Imri Ahmeti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka ndarë pamje nga tubimet e mbajtura në Zllakuqan dhe në Ribar.
Ahmeti ka falënderuar pjesëmarrësit që kanë qenë në këto tubime të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.
‘‘Faleminderit Ribari e Zllakuqani, vazhdojmë përpara për fitore!✌🏻’’, ka shkruar ai.