Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dalë më njoftim lidhur me ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi nga 12 tetori, për hyrje-daljet në BE.
Nga kjo datë, Sistemi i Hyrjes/Daljes do të regjistrojë gradualisht të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e udhëtimit dhe të dhënat biometrike.
Këto rregulla vlejnë për shtetasit që nuk janë anëtarë të BE’së e që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në shtetet brenda unionit.