Përleshje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dyshohet për të shtëna me armë - Gazeta Express
string(74) "perleshje-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-peje-dyshohet-per-te-shtena-me-arme"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 9:41

Përleshje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dyshohet për të shtëna me armë

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 9:41

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në qytetin e Pejës, ndërkaq raportohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja.

“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, ka thënë Gashi për Kohën.