Vdes i aksidentuari në Rahovec, arrestohet shoferi i veturës - Gazeta Express
string(59) "vdes-i-aksidentuari-ne-rahovec-arrestohet-shoferi-i-vetures"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 8:57

Vdes i aksidentuari në Rahovec, arrestohet shoferi i veturës

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 8:57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe një traktori në Bërnjak të Rahovecit.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor. I njëjti më vonë ka vdekur në QKUK.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë.

Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.