Tërmeti i fuqishëm në ishullin e Filipineve, shkon në 72 bilanci i viktimave - Gazeta Express
string(75) "termeti-i-fuqishem-ne-ishullin-e-filipineve-shkon-ne-72-bilanci-i-viktimave"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 8:40

Tërmeti i fuqishëm në ishullin e Filipineve, shkon në 72 bilanci i viktimave

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 8:40

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.9 ballë që goditi ishullin Cebu të Filipineve të martën është rritur në 72, sipas agjencisë mbrojtjes civile, si edhe 294 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Shumë ndërtesa u shembën, ura u shkatërruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike ndodhën në zonat pranë epiqendrës.

Tërmeti i së martës ishte më vdekjeprurësi në Filipine që nga viti 2013, kur një tërmet me magnitudë 7.2 ballë tronditi ishullin Bohol, duke vrarë 222 persona.

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv.