Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për festivalin Sunny Hill dhe pengesat e bëra nga partia në pushtet.
Rama ka thënë se komuna ia ka dhënë festivalit një hapësirë prej 17 hektarësh në një zonë në Bërnicë të Poshtme, ku nuk rriten as patatet.
Sipas tij, Prishtina i fiton 25-30 milionë euro nga festivali.
“Ne i kemi dhënë një hapësirë 17 hektarësh në një zonë në Bërnicën e Poshtmek u me thanë nuk rriten as kompirat, një festivali të madh që e ka qit Prishtinën në nivel botëror, ku secilën herë ia bjen Prishtinës 25-30 milion euro. Nëse e kishe shit qat tokë e kishe shit 5-6 milionë. Të gjitha këto elemente janë investime madhore për me e qit kryeqytetin në nivel botëror, vetëm një tweet e Dua Lipës për Prishtinën, ish dashtë me pagu gjysmë milioni euro. Aty ndodhin me qindra. Benefitet prej Sunny Hill janë monumentale. E gjithë Prishtina ka qenë fully booked”, tha Përparim Rama.