Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti për kryetar të Lipjanit, ka deklaruar se përkrahja e qytetarëve është garanci për fitoren e tij në zgjedhje.
Në një tubim të mbajtur sonte në fshatin Leletiç, Ahmeti u shpreh se mbështetja e banorëve është dëshmi e drejtimit të duhur në këtë fushatë.
“Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse përkrahja juaj është e fuqishme! Sonte, edhe në Leletiç, banorët na pritën me besim dhe përkrahje. Çdo tubim e çdo bisedë me ju na tregon qartë se jemi në drejtimin e duhur”, tha Ahmeti.
Ai theksoi se ky besim është forca që e motivon atë dhe LDK-në të ecin më fuqishëm drejt fitores së përbashkët.