U shkarkua për fshehje pasurie, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës Milan Laskaj - Gazeta Express
string(86) "u-shkarkua-per-fshehje-pasurie-kpa-rikthen-ne-detyre-prokurorin-e-tiranes-milan-laskaj"

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2025 21:21

U shkarkua për fshehje pasurie, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës Milan Laskaj

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2025 21:21

Kolegji i pavarur i Apelimit kthen në detyrë prokurorin e Tiranës Milan Laskaj.

Vendimi siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha u dha unanimisht nga KPA duke shfuqizuar në këtë mënyrë vendimin e shkallës së parë të vettingut ( KPK).

Prokurori Milan Laskaj i cili ka hetuar disa dosje të forta ndër vite dhe që rikthehet në sistem e ka nisur detyrën në drejtësi gjatë 2000 , duke shërbyer si prokuror në Prokurorinë e Tropojës.

Ai ka punuar më pas në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, përpara se të transferohej në Prokurorinë e kryeqytetit.

Prokurori i Tiranës, Milan Laskaj, u shkarkua nga detyra më 27 mars 2024 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për fshehje të pasurisë.