“SHESHI QËNDROR NË RAHOVEC, PALESTRA, PARKINGU”, Smajl Latifi për projektet kryesore - Gazeta Express
string(79) "sheshi-qendror-ne-rahovec-palestra-parkingu-smajl-latifi-per-projektet-kryesore"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 21:03

“SHESHI QËNDROR NË RAHOVEC, PALESTRA, PARKINGU”, Smajl Latifi për projektet kryesore

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 21:03

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, deklaroi se sheshi i qytetit do të jetë i gatshëm në verën e vitit 2026.

Latifi tha se ky projekt do të bëjë një transformim të madh në Rahovec.

“Pjesa e sheshit qëndror që po vazhdon së ndërtuari, jemi duke shkuar drejt përfundimit. Në verën e vitit 2026 do ta kemi të përmbyllur. Realizimi i një projekti kolosal. Projekt që do t’ia ndryshoj fytyrën qytetit të Rahovecit dhe një projekt unik në Kosovë”, tha Latifi në T7, transmeton Express.

“Sheshi, parkingje, tregun e gjelbër e objekte me lokale afariste”, tha Latifi se posedon ky shesh.

Ai shtoi se “Palestra sportive është ndërtuar pas 10 vitesh zvarritje…Palestra më e bukur në Republikën e Kosovës”, vlerësoi Latifi.