Pasi Basha u shpall fajtor për shpifje, avokati i tij flet për “Kosova Live”, paralajmëron ankesë në Apel - Gazeta Express
string(101) "pasi-basha-u-shpall-fajtor-per-shpifje-avokati-i-tij-flet-per-kosova-live-paralajmeron-ankese-ne-apel"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 17:50

Pasi Basha u shpall fajtor për shpifje, avokati i tij flet për “Kosova Live”, paralajmëron ankesë në Apel

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 17:50

Derisa Mustafë Grainca po intervistohej në emisionin Kosova Live në T7 pas vendimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, ku shpalli Dimal Bashën fajtor pë shpifje, ka ardhur edhe reagimi i avokatit të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

Avokati i tij ka bërë të ditur për televizionin se vendimi i shpallur nga Themelorja nuk është përfundimtar dhe se tashmë është në përgatitje ankesa për në Gjykatën e Apelit. Ai sqaroi se çështja daton që nga viti 2019, kur Basha nuk mbante ende asnjë funksion publik, duke theksuar se ky është tashmë shqyrtimi i tretë në Themelore.

“Ne do të ndjekim procedurat ligjore dhe do ta ankimojmë vendimin. Kjo është e drejta jonë dhe procesi do të vazhdojë në Apel,” tha avokati i Bashës, duke reaguar në kohë reale me intervistën e Graincës.