Problemet me ujë në Ferizaj, Aliu: Komuna s'mund të bëjë zgjidhje si e vetme, duhen investime edhe nga Qeveria - Gazeta Express
string(106) "problemet-me-uje-ne-ferizaj-aliu-komuna-smund-te-beje-zgjidhje-si-e-vetme-duhen-investime-edhe-nga-qeveria"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 17:28

Problemet me ujë në Ferizaj, Aliu: Komuna s’mund të bëjë zgjidhje si e vetme, duhen investime edhe nga Qeveria

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 17:28

Kreu i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për problemin me furnizim me ujë në komunën që drejton. Aliu ka thënë se në kohë fushatash ngritën këso problematikash, megjithatë thotë se problemi i Ferizajt me ujë s’mund të zgjidhet vetëm nga komuna dhe se duhet ndërhyrje edhe e institucioneve qendrore.

“Në kohë fushate ngritën këto çështje. Është problematikë e gjithë komunave. Ka një miks të kompetencave. Në këtë debatin për ujin, duhet të ketë qartësi kompetencash. Çfarë kompetencash ka komuna, çfarë Qeveria”, ka thënë Aliu në FRONTAL.

Ai ka thënë se kanë ndërtuar një fabrikë të ujit, por mungojnë kapacitetet për furnizim të plotë dhe 24 orë.

“Ne si komunë kemi investuar 10 milionë euro, kemi ndërtuar një fabrikë të re të ujit. Mungojnë kapacitetet për furnizim të plotë, s’mund të bëhet me kapacitetin e komunës”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se kompanitë rajonale të ujërave menaxhohen nga ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe se investimet duhet të bëhen nga kjo ministri.