Imri Ahmeti: Stadiumi modern i Dobrajës, dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara - Gazeta Express
string(81) "imri1-ahmeti-stadiumi-modern-i-dobrajes-deshmi-e-qarte-se-lipjani-po-ecen-perpara"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/10/2025 16:39

Imri Ahmeti: Stadiumi modern i Dobrajës, dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/10/2025 16:39

Imri Ahmeti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka marrë pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin modern të Dobrajës.

Ahmeti ka thënë se ky stadium i sapo përuruar pasqyron vizionin e tyre për sportin dhe të rinjtë, tashmë është bërë realitet.

Postimi:

Sot me kënaqësi mora pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin modern të Dobrajës. 🏟️⚽️

Një stadium i sapo përuruar, që pasqyron vizionin tonë për sportin dhe të rinjtë, tashmë është bërë realitet. Ky investim i rëndësishëm është dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara me projekte që i japin energji dhe jetë sportit në komunën tonë.

Stadiumi i Dobrajës nuk është vetëm një fushë futbolli, është një arenë ku do të rriten gjenerata të reja sportistësh.