Ferit Idrizi viziton biznesin vushtrrias: Shembull i respektit dhe bashkëpunimit që kemi ndërtuar - Gazeta Express
string(96) "ferit-idrizi-viziton-biznesin-vushtrrias-shembull-i-respektit-dhe-bashkepunimit-qe-kemi-ndertuar"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 16:04

Ferit Idrizi viziton biznesin vushtrrias: Shembull i respektit dhe bashkëpunimit që kemi ndërtuar

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 16:04

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka vizituar kompaninë “Loni Dekor”.

“Gjithmonë kënaqësi vizita në kompaninë Loni Dekor, ku u pritëm nga pronarët Faton dhe Fidan Hyseni, si dhe nga i gjithë stafi i kompanisë. Me të vërtetë ishte një super pritje dhe një shembull i respektit e bashkëpunimit që kemi ndërtuar”, shkruan Idrizi.

Ai ka thënë se e gëzon “fakti që Komuna e Vushtrrisë dhe Loni Dekor janë bashkë në projektin për aftësimin profesional të nxënësve, duke u dhënë të rinjve tanë mundësi reale për të fituar përvojë dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre”.

“Veçanërisht më gëzon fakti që Komuna e Vushtrrisë dhe Loni Dekor janë bashkë në projektin për aftësimin profesional të nxënësve, duke u dhënë të rinjve tanë mundësi reale për të fituar përvojë dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre”, theksoi Idrizi.

Ai tha se “ky partneritet tregon se kur bashkojmë forcat, përfitojnë të gjithë, biznesi, komuna dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja”.

“Ky partneritet tregon se kur bashkojmë forcat, përfitojnë të gjithë, biznesi, komuna dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja.” – tha ai.