Ekspozita “Homeward” në Galerinë ‘Marubi’ - Gazeta Express
string(37) "ekspozita-homeward-ne-galerine-marubi"

Arte

Gazeta Express

01/10/2025 16:08

Ekspozita “Homeward” në Galerinë ‘Marubi’

Arte

Gazeta Express

01/10/2025 16:08

“Homeward” është më shumë se një ekspozitë – është një udhëtim simbolik drejt shtëpisë, një kujtesë kolektive dhe një hapësirë ku identitetet, përvojat dhe zërat e 33 artistëve bashkohen në një ansambël polifonik. Nga piktura te performanca, nga skulptura te instalacionet, veprat e tyre sjellin reflektime mbi dashurinë, kujtesën, drejtësinë klimatike, kufijtë dhe përkatësinë.

“Homeward” shtrihet përtej një hapësire të vetme: nga Art House, tek Auditoriumi Françeskan, Muzeu Marubi, Galeria e Arteve të Shkodrës e deri te hapësira e Radio Shkodrës, e shndërruar për herë të parë në një vend ekspozite.

Ky udhëtim është një ftesë për ju – për të parë, reflektuar dhe ndjerë energjinë e një komuniteti që ka rritur dhe mbështetur artin bashkëkohor për një dekadë të tërë.

Një ekspozitë nga Fondacioni Art House

Kuruar nga Luçjan Bedeni, Tea Paci, Zef Paci, Niovi Zarampouka-Chatzimanou

Në bashkëpunim me Galeria e Arteve e Shkodrës, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Radio Shkodra, Auditori Françeskan