Kandidati i PDK’së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është takuar me banorët e Rakinicës.
Ai ka thënë se përkrahja për PDK-në është e brymosur në çdo lagje e në çdo fshat.
“U mirëpritëm ngrohtësisht si gjithmonë nga banorët e Rakinicës, ku pamë edhe një herë mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës. Përkrahja për PDK-në është e brumosur në çdo lagje e në çdo fshat, ku fryma e fitores sonë të thellë po ndihet fuqishëm. Faleminderit Rakinicë për besimin dhe përkrahjen tuaj të palëkundur!”