Serbia me dhimbje koke, ndaj Shqipërisë me katër mungesa - Gazeta Express
string(55) "serbia-me-dhimbje-koke-ndaj-shqiperise-me-kater-mungesa"

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 14:46

Serbia me dhimbje koke, ndaj Shqipërisë me katër mungesa

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 14:46

Problemet po shtohen. Natyrisht, Shqipëria nuk ka më pak, por edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, duhet të lutet që të mos i dëmtohen lojtarë të tjerë.

Pas lëndimit të mbrojtësit që luan për Leipzigun, Kosta Nedeljkoviç, dhe pas mungesës për shkak pezullimi të dy futbollistëve të tjerë, në dispozicion nuk do të jetë as ylli i Crvena Zvezdës, Aleksandar Katai.

Sulmuesi më i mirë i kampiones së Serbisë, që në kombëtare i nis ndeshjet nga stoli, u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Celticut mesjavën e kaluar, ndonëse e përfundoi sfidën në fushë.

Ai nuk luajti në fundjavë ndaj Radniçkit në Superligën serbe, dhe mediat nga Beogradi njoftojnë se do të duhet të pushojë dy deri në tri javë.

Shpresohet që të jetë gati pas ndeshjeve të kombëtareve, pra sipas të gjitha mundësive do ta humbasë duelin eliminator të Kupës së Botës ndaj Shqipërisë në 11 tetor.

Kombëtarja serbe nuk do të ketë mbrojtësin dhe kapitenin Milenkoviç që mori karton të kuq ndaj Anglisë në sfidën e kaluar në shtator, si dhe mesfushorin Lukiç që u pezullua pasi mori një tjetër të verdhë, shkruan abcnews.

Ndeshja në Leskovc në 11 tetor do të luhet me 20 për qind kapacitet më pak, pra me 6500 tifozë në vend të 8100 pas vendimit të FIFA-s për ta dënuar Federatën Serbe.