AFP: Hamasi kërkon edhe dy-tri ditë kohë për përgjigje dhe ndryshime në planin e Trumpit - Gazeta Express
string(87) "afp-hamasi-kerkon-edhe-dy-tri-dite-kohe-per-pergjigje-dhe-ndryshime-ne-planin-e-trumpit"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 14:28

AFP: Hamasi kërkon edhe dy-tri ditë kohë për përgjigje dhe ndryshime në planin e Trumpit

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 14:28

Zyrtarë të Hamasit duan amendamentime në pikat e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për paqe në Gaza, përfshirë ato rreth çarmatosjes, i tha agjencisë së lajmeve AFP një burim palestinez i afërt me udhëheqjen e grupit.

Negociatorët e Hamasit zhvilluan diskutime të martën me zyrtarë nga Turqia, Egjipti dhe Katari në Doha, thonë burimet, duke kërkuar që të mbeteshin anonime, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Burimi shtoi se Hamasit i nevojiten “dy ose tri ditë më së shumti” që ta japë përgjigjen e vet për planin e Trumpit.

Me planin e Trumpit, i cili mbështetet edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, bëhet thirrje për armëpushim, lirim të pengjeve që po mbahen nga Hamasi brenda 72 orëve, çarmatosjen e grupit dhe tërheqjen graduale të Izraelit nga Gaza.

Megjithatë, burimi palestinez tha: “Hamasi dëshiron që të amendamentojë disa nga pikat si ajo që ka të bëjë me çarmatosjen dhe dëbimin e Hamasit dhe kuadrove të grupit.”

Udhëheqësit e Hamasit gjithashtu duan “garanci ndërkombëtare për tërheqjen e plotë izraelite nga Rripi i Gazës” dhe garanci se nuk do të bëhen tentativa për vrasje brenda ose jashtë enklavës.