Berat Gjimshiti e shkruan historinë shqiptare në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(67) "berat-gjimshiti-e-shkruan-historine-shqiptare-ne-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 15:57

Berat Gjimshiti e shkruan historinë shqiptare në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 15:57

Berat Gjimshiti nuk ka të ndalur.

Pasi ditë më parë u bë lojtari i dytë shqiptar me më së shumti ndeshje në Serie A, pas Erjon Bogdanit, futbollisti nga Lugina e mori një primat në Evropë.

Më saktësisht, kapiteni i Kuqezinjve u bë futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare që e arrin shifrën e 30 paraqitjeve në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi i Atalantës ishte titullar në fitoren 2:1 ndaj Club Brugge në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës, shkruan “Gazeta Express”.

Në fitoren e ekipit bergamask, 32-vjeçari mori notë të kënaqshme nga “Sofascore”, 8,2, duke qenë kështu futbollisti i dytë më i mirë në fushën e blertë.

Në sezonin e kaluar me ekipin Zikaltër madje ia kishte dalë të shënonte gol në Champions, përkatësisht në ndeshje me Shakhtar Donetsk.

Gjimshiti njihet për daljet e tij në sulm, sidomos kur kemi të bëjmë me rivënie këndore pasi shquhet për gjuajtjet e tij me kokë.

Ai është njëri prej mbrojtësve më stabilë në Serie A në vitet e fundit, ndërsa gjatë verës thuhej se interesim për të kishte shfaqur edhe Milani. /Gazeta Express