Kompania ajrore me kosto të ulët e Arabisë Saudite, Flynas, përuroi sot fluturimet midis qytetit të Jeddah dhe Prishtinës, duke shënuar herën e parë që dy qytetet janë lidhur me një shërbim ajror të rregullt.
Me 66 pasagjerë në bord të fluturimit të parë, avioni u prit nga zyrtarët dhe u përshëndet me një “show” uji.
Linja do të mirëmbahet tri herë në javë, të mërkurave, të premteve dhe të dielave, me një avion A320.