Vdesin dy ushtarë italianë pas rrëzimit të një avioni gjatë ushtrimeve - Gazeta Express
string(70) "vdesin-dy-ushtare-italiane-pas-rrezimit-te-nje-avioni-gjate-ushtrimeve"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 13:35

Vdesin dy ushtarë italianë pas rrëzimit të një avioni gjatë ushtrimeve

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 13:35

Dy ushtarë të Forcave Ajrore Italiane kanë vdekur pas rrëzimit të një avioni gjatë ushtrimeve stërvitore mbi Parkun Kombëtar Circeo në jug të Romës.

Në lidhje me aksidentin ka reaguar kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shprehu ngushëllimet e saj të thella për aksidentin që ndodhi me aeroplanin.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për aksidentin që ndodhi me një aeroplan të Forcave Ajrore Italiane pranë Parkut Kombëtar të Circeo-s. Shpreh afërsinë time dhe të Qeverisë me familjet e viktimave, me Forcat Ajrore dhe me gjithë Mbrojtjen”, tha Meloni.