Suedia e publikon listën e futbollistëve për përballjen e tetorit me Kosovën - Gazeta Express
string(76) "suedia-e-publikon-listen-e-futbollisteve-per-perballjen-e-tetorit-me-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 13:28

Suedia e publikon listën e futbollistëve për përballjen e tetorit me Kosovën

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 13:28

Selektori i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.

Suedezët do të përballen me Zvicrën më 10 tetor dhe tri ditë më pas do ta presin Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, shkruan “Gazeta Express”.

Në listë janë përfshirë yjet si Alexander Isak, Victor Gyokeres e Anthony Elanga, të cilët luajtën edhe në ndeshjen e parë në Prishtinë, ku Dardanët e regjistruan një fitore të madhe 2:0.

Ndërkohë, do të mungojë përsëri futbollisti kosovar, Besfort Zeneli.

Më poshtë mund ta shihni listën e të ftuarve të trajnerit Tomasson për dy duelet e tetorit. /Gazeta Express