Hamiti: Në kohën kur punët e Kosovës po shkojnë keq e më keq, pushtetarët flasin për suksese - Gazeta Express
string(90) "hamiti-ne-kohen-kur-punet-e-kosoves-po-shkojne-keq-e-me-keq-pushtetaret-flasin-per-suksese"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 13:20

Hamiti: Në kohën kur punët e Kosovës po shkojnë keq e më keq, pushtetarët flasin për suksese

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 13:20

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova ka shënuar rënie në cilësinë e marrëdhënieve me BE-në dhe me SHBA-të në vitet e fundit.

Ai ka bërë me dije se gjatë kohës kur politika e jashtme udhëhiqet presidente Vjosa Osmanin, kryeministër Albin Kurtin dhe kryediplomatja Donika Gërvalla-Schëarzin, Kosova është futur nën sanksione të BE-së dhe ShBA-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka treguar pasojat e këtyre sanksioneve.

“Në Kosovë nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve. Ndërkohë, gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë është përkeqësuar. Kostoja e jetës është bërë e papërballueshme për shumëkë në vendin tonë. Korrupsioni qeveritar ka marrë hov të pandalshëm. Në kohën kur punët e Kosovës po shkojnë keq e më keq, pushtetarët flasin për suksese. Suksesi i vetëm i tyre është se ende janë në pushtet”, ka shkruar ai.