Lautaro vazhdon ta shkruajë historinë te Interi, i pari që shënon në shtatë sezone në Champions - Gazeta Express
string(94) "lautaro-vazhdon-ta-shkruaje-historine-te-interi-i-pari-qe-shenon-ne-shtate-sezone-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 10:46

Lautaro vazhdon ta shkruajë historinë te Interi, i pari që shënon në shtatë sezone në Champions

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 10:46

159 gola të shënuar me Interin, prej tyre 23 në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar në shtatë sezone radhazi.

Kur kapiten Lautaro Martinez e dëgjon himnin e kompeticionit më të rëndësishëm evropian, vështirë se dështon të shënojë.

Dhe, kjo ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen me Slavia Pragën, në debutimin sezonal për të në Champions duke e pasur parasysh se kishte munguar në Amsterdam kundër Ajaxit shkaku i lëndimit, shkruan “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, sulmuesi argjentinas shënoi dygolësh mbrëmë ndaj skuadrës çeke.

Pasi u bë të dielën që shkoi golashënuesi i pestë i të gjitha kohëve në fanellën Zikaltër, mbrëmë ai u bë interisti i parë që e shënon së paku një gol në shtatë sezone të ndryshme në Champions: vetëm Haaland, Griezmann e Mbappe e kanë të njëjtën “shprehi” që nga sezoni 2018/19.

Natyrisht, Lautaro synon që në këtë sezon ta përmirësojë statistikën impresionuese të edicionit të kaluar kur i realizonte 9 gola në garën më të rëndësishme të futbollit evropian, përpos asaj nate për t’u harruar në Munich kundër PSG-së.

Në atë natë edhe ashtu ishte i lënduar, por megjithatë i shtrëngoi dhëmbët dhe u mundua t’i ndihmonte shokët në fushën e blertë.

E tash, 28-vjeçari e ka rigjetur formën fizike, por edhe golat: i ka shënuar 21 gola në vitin 2025, një herë më shumë se dy shokët e skuadrës që vijnë pas tij, Thuram e Dumfries me nga 10.

Pa dyshim, “El Toro” ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian në vitet e fundit. /Gazeta Express