Juristja e mediave Flutura Kusari ka komentuar vendim e Gjykatës Themelore të Ferizajt për dënimin e Dimal Bashës për shpifje.
Duke komentuar kërkesën e më hershme të Bashës që shpifja të konsiderohet si vepër penale, ajo ka rikujtuar se sipas këtij standari deputeti i VV-së do të duhej të shkonte në burg.
Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka shkruar se pavarësisht ëndrrave të VV-së, shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me ligj civil në Kosovë.
“Nëse ishin përdorë standardet e Dimal Bashes dhe Hekuran Muratit që shpifja me qenë vepër penale, Dimal Basha ish shku në burg për shpifje. Pavarësisht ëndrrave të VV-së, shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me ligj civil në Kosovë. Ndërsa aktgjykimin në fjalë jam duke e analizu dhe shpresoj të gjej kohën me publiku një analizë të këtij vendimi”, ka shkruar ai.