Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, dhe, deklairm i rremë.
Nga policia është njoftuar edhe se kanë sekuestruar një armë pistoletë, karikatorë të armës, dhe, disa fishekë.
Komunikata:
Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’ dhe ‘deklarim i rremё’
Pejë, 1 tetor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datёn 30.09.2025, derisa patrulla policore ishe nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’, ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar:
njё (1) armё pistoletё
njё karikator i armёs
katёr (4) fishekё
njё (1) fishek
Gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.
Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё.