Një person sulmon me gurë policinë tek ‘Hani i Elezit’, ia prish dy vetura PK’së - Gazeta Express
string(76) "nje-person-sulmon-me-gure-policine-tek-hani-i-elezit-ia-prish-dy-vetura-pkse"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 9:28

Një person sulmon me gurë policinë tek ‘Hani i Elezit’, ia prish dy vetura PK’së

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 9:28

Policia e Kiosovës ka njoftuar se derisa ishin në pikë kontrolli Te Hani i Elezit duke vëzhguar për punën e aktiviteteve policore, një person i panjohur i ka gjuajtur me gurë.

Sipas njoftimit të PK-së në raportin 24 orësh thuhet se ishin dëmtuar dy veturat zyrtare të PK-së, përderisa policia ka filluar ndjekjen e personit.

Për shkak të terrenit të panjohur sipas PK-së, nuk kishin arritur ta ndalonin dorasin.

“Hani i Elezit / 24.09.2025-21:45. Sektori i Hetimeve DPK-Prishtinë, derisa ishin në pikë kontrolli duke vëzhguar për punën e aktiviteteve policore, ishin goditur me gurë nga një person i panjohur. Me ketë veprim ishin dëmtuar dy veturat zyrtare të PK-së. Njësiti policor kishin filluar ndjekjen e personit të dyshuar, mirëpo nuk kishin arritur ta ndalojnë për shkak të terrenit të panjohur.”, thuhet në raport të PK-së.

Tutje njoftohet se në konsultim me prokurorin ku fillimisht ishte iniciuar një shënim zyrtar. Më pas veprimeve hetimore me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë.