Dy shtetas të Serbisë që hynë ilegalisht në territorin e Kosovës kapen nga droni i KFOR-it, shoqërohen në polici - Gazeta Express
string(111) "dy-shtetas-te-serbise-qe-hyne-ilegalisht-ne-territorin-e-kosoves-kapen-nga-droni-i-kfor-it-shoqerohen-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 9:19

Dy shtetas të Serbisë që hynë ilegalisht në territorin e Kosovës kapen nga droni i KFOR-it, shoqërohen në polici

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 9:19

Njësiti i NJNSH dhe njësiti i KFOR-it përgjatë vijës kufitare gjatë vëzhgimit me dron kanë vërejtur dy persona te cilët kishin hyrë ilegalisht ne territorin e Kosovës dhe të njëjtit kishin bërë prerje të pyjeve.

Njësiti së bashku me njësitin e KFOR it kanë arritur ti ndalojnë dy persona meshkuj shtetas të Serbisë. Nga të njëjtit janë konfiskuar dy motor sharra një palë dylbi një radiolidhje një thikë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjësendet e konfiskuar iu kthehen të dyshuarve.

“Njësiti i NJNSH dhe njësiti i KFOR-it përgjatë vijës kufitare gjatë vëzhgimit me dron kanë vërejtur dy persona te cilët kishin hyrë ilegalisht ne territorin e Kosovës dhe të njëjtit kishin bërë prerje të pyjeve.

Njësiti së bashku me njësitin e KFOR it kanë arritur ti ndalojnë dy persona meshkuj shtetas të Serbisë. Nga të njëjtit janë konfiskuar dy motor sharra një palë dylbi një radiolidhje një thikë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjësendet e konfiskuar iu kthehen të dyshuarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.