Kurti takon senatorën Joni Ernst, diskutojnë për siguri dhe investime - Gazeta Express
string(68) "kurti-takon-senatoren-joni-ernst-diskutojne-per-siguri-dhe-investime"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 7:14

Kurti takon senatorën Joni Ernst, diskutojnë për siguri dhe investime

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 7:14

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi në Washington, senatoren amerikane nga radhët e Partisë Republikane, Joni Ernst.

Qeveria ka njoftuar se në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, për siguri, mbrojtje, integrim euro-atlantik dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

“Kurti veçoi rëndësinë dhe vlerën e marrëdhënieve ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes, dhe shprehu përkushtimin e tij dhe të qeverisë për t’i thelluar edhe më tej ato”, thuhet në njoftim.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e investimeve amerikane në Kosovë dhe paraqiti mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj në infrastrukturë, energji dhe teknologji.

Sipas njoftimit, Kurti e falënderoi senatoren Ernst për miqësinë dhe mbështetjen e saj të palëkundur për popullin e Kosovës dhe për angazhimin e kontributin në forcimin e lidhjeve dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi.