Grainca pas dënimit të Bashës: “Mjetet financiare, do ia bart shoqatave të dala nga lufta” - Gazeta Express
string(86) "grainca-pas-denimit-te-bashes-mjetet-financiare-do-ia-bart-shoqatave-te-dala-nga-lufta"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 7:12

Grainca pas dënimit të Bashës: “Mjetet financiare, do ia bart shoqatave të dala nga lufta”

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 7:12

Mustafë Grainca, ish-zëvendës ministri i Financave që paditi Dimal Bashën për shpifje ka folur mbi vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për dënimin e këtij të fundit.

“Drejtësia foli e me aktvendim vërtetoi se ky njeri, kishte përdorur aktin më të ulët njerëzor, për të më përdhosur e cënuar dinjitetin tim, mbi të cilën fatkeqësisht ngriti vetën politikisht, për të ardhur deri aty sa edhe të bëhet Kryetar i institucionit më të lart të Republikës sonë”, ka thënë Grainca.

Basha që u gjet fajtor për shpifje ndaj Graincës është detyruar nga Gjykata Themelore të i paguaj dëmshpërblim prej 25 mijë eurove, por këto para ish-zëvendësministri thotë se do ua japë shoqatave të dala nga lufta.

“Në aktvendimin e publikuar, shënohet se shpifësi në fjalë, dënohet edhe financiarisht për të më kompenzuar dëmin e shkaktuar, por unë vendosi që këto mjete financiare, në momentin e alokimit, do të ia barti Shoqatave të dalur nga lufta”, ka shtuar Grainca që thotë se Basha mori guximin për tu bërë bashkë, në korin e njëllosjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi Grainca.

Basha është shpallur fajtor për shpifje në lidhje me akuzat publike ndaj Graincës, një biznesmeni të ndërtimit në Ferizaj dhe ish-zyrtar me funskion publik, veprimtarinë e të cilit e kishte përshkruar si “mafi të betonit”.

Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata ka konstatuar se deklarimet e Bashës në një shkrim autorial të publikuar në vitin 2019 në portalin ‘Insajderi’, janë fyese dhe poshtëruese për paditësin.

“Më tutje në këtë shkrim i padituri ka theksuar se ‘sepse unë besoj thellë që Mustafë Grainca i përngjan një pushtetari të zakonshëm të një Kosove të korruptuar që nuk i nënshtrohet ligjit dhe rregullave sikur qytetarët e rëndomtë’, një deklarim i tillë, pavarësisht faktit se i padituri pretendon se kur e ka bërë këtë shkrim nuk ka mbajtur ndonjë post publik dhe se i njëjti ka qenë qytetar i rëndomtë, i njëjti paraprakisht ka qenë gazetar dhe ka njohuri se deri ku mund të shkoj debati publik, pra për gjykatën, një deklarim i tillë është fyes dhe poshtërues për një individ, pasi që këto deklarime nuk janë vetëm kritika për veprimet apo politikat e paditësit, por të njëjtat e paraqesin këtu paditësin si pjesë e një kategorie negative të pushtetarëve, pra, ai paraqitet si pushtetar”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Basha, në një deklarim publik më 2019 e kishte akuzuar Graincën për keqpërdorime dhe parregullsi në biznesin e ndërtimit në Komunën e Ferizajt, duke e përshkruar veprimtarinë e tij si “mafi të betonit”.

Disa javë më vonë atë vit, në korrik të 2019-s, Mustafë Grainca, ish-zëvendësministër i Financave nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ushtroi padi për shpifje dhe fyerje të personalitetit kundër Bashës, asokohe gazetar në një televizion.

Sipas kërkesë-padisë, Grainca kërkonte nga Basha dëmshpërblim në formë kompensimi prej 65 mijë eurove.