Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, të martën.
Ajo ka thënë se dy prioritetet kryesore të saj janë arsimi dhe banimi.
Te arsimi përmendi mësimin gjithëditor, poqë tha parakusht është ndërtimie dhe i 10 shkollave të reja.
“Prioriteti im i parë është arsimi, dhe arsimi jo vetëm si reduktim i kostos së familjeve, po si baza që i duhet të rinjve Prishtinës për me arritur potencialin e vet, por edhe baza e zhvillimit të Prishtinës dhe Kosovës. Të rinjtë janë 4-5 vjet mbrapa bashkëmoshatarëve të tyre, kjo sepse kalojnë gjysmën e ditës në shkollë e jo gjithë ditën në shkollë sikur bashkëmoshatarët e tyre nëpër kryeqytete tjera. Këtu është bërë një eksperiement, por në mungesë të shkollave ësht bërë një pabarazi në mes nxënësve, të atyre që nuk janë pjesë e atyre shkollave”.
“Për me mundur me bë mësimin gjithëditor duhet më ndërtu shkolla të reja dhe duhen minimalisht edhe 10 shkolla të reja dhe 10 anekese në shkolla ekzistuese që të bëhet mësimi gjithëditor nga klasa parë deri në klasë të 12”.
“Krejt kurset që prindërit i paguajnë nga xhepi i tyre, mund të i paguajnë në shkollë. Ne i paguajmë njëjtat nëse e organizon shkolla veç mos me pas nevojë me i transportu. Një pjesë e sotme e kurseve janë të domosdoshme për shkak të kohës së shkurtër në shkollë. Shkollat e reja janë të domosdoshme”, ka thënë ajo. /Gazeta Express