Kandidatja e PSD’së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini ka premtuar për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja në kryeqytet, pasi sipas saj, kjo është e domosdoshme për pastrimin e ajrit, dhe për hije gjatë verës.
Shahini në emisionin Pressing në T7 thotë se kompania e gjelbërt duhet të fuqizohet me cisterna për ujitje, pasi sipas saj, ujitja është shumë e rëndësishme për rritjen e pemëve.
“Pemë të reja janë të domosdoshme edhe për pastrimin e jarit, për hije gjatë verës. Nëpër oborrë të shkollave, për gjatë trotuareve, kudo që është e mundur me mbjell pemë, edhe bëjnë hije edhe miniparqe, sepse vyjnë edhe për rekracion. Kompania e gjelbër duhet të fuqizohet me cisterna për ujitje, të punësohen më shumë kopshtarë, kopshtarët të atashohen te mjeshtëri i lagjes.
Kemi mendu që në cdo lagje të ketë një kompani, një organizatë, si degë e Ndërmarrjes Publike Banesore, merren fillimisht me rigjenerimin e lagjes, pastaj për përmbajtjen e rregullimeve që kanë nevojë për lagjen”, tha ajo.