Ambasadori i OSBE takon Dumanin, forcim i bashkëpunimit në hetimet komplekse - Gazeta Express
string(75) "ambasadori-i-osbe-takon-dumanin-forcim-i-bashkepunimit-ne-hetimet-komplekse"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 20:56

Ambasadori i OSBE takon Dumanin, forcim i bashkëpunimit në hetimet komplekse

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 20:56

Ambasadori Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut.

Ambasadori Tarran theksoi kontributin thelbësor të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të SPAK-ut në adresimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat se si mbështetja e OSBE-së mund të bëhet edhe më e prekshme dhe e përshtatur ndaj objektivave strategjikë të institucionit.

Gjithashtu, ambasadori Tarran theksoi gatishmërinë e Prezencës për të zhvilluar një punë gjithëpërfshirëse me një gamë të gjerë institucionesh për adresimin e përqindjes së lartë të të paraburgosurve në Shqipëri.

Po ashtu, Prezenca po përgatit një trajnim të ri për parandalimin e pastrimit të parave, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në hetimet komplekse.

Që nga viti 2021, Prezenca bashkëpunon ngushtë me SPAK-un dhe aktorë të tjerë gjyqësorë përmes projektit të saj rajonal të monitorimit të proceseve gjyqësore, duke analizuar efektivitetin e reagimit gjyqësor ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bashkëpunimet e fundit kanë përfshirë edhe trajnime e tryeza të specializuara për veprat penale të lidhura me prokurimet publike, për kërkimin ligjor dhe kontratat e partneritetit publik-privat.