Kryetari Ruzhdi Shehu, njofton se Kuvendi Komunal i Junikut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë miratimi i buxhetit të Junikut për vitin 2026.
Por, Shehu thotë se “Asamblistët nga partitë AAK dhe VV nuk kanë qenë prezent në këtë mbledhje. Për pasojë nuk ka pasur kuorum dhe nuk është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2026”, shprehet Shehu.
“Paradoksalisht, këto parti e kanë gojën plot me premtime elektorale të mëdha. Mirëpo asnjë projekt në Junik nuk do mund të realizohet sepse vet ata sot nuk e miratuan buxhetin. Prandaj edhe premtimet e tyre janë të pasinqerta”, shprehet ai.
“Mirëpo fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore. Për këtë arsye duhet të votohen edhe kandidatët tanë për Kuvendin Komunal”, deklaron Shehu.