Kryetari i Istogut Ilir Ferati, që nga radhët e LDK-së garon edhe për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti.
Ai ka qenë të familja e kandidatit për asamble Kushtrim Buleshkaj në Istogun e Poshtëm.
Ferati tha se aty përkrahja asnjëherë nuk mungon.
“Kandidati ynë Kushtrimi, bashkë me familjen Buleshkaj, na mirëpriti sot në shtëpinë e dytë të LDK-së për zonën e Istogut të Poshtëm, aty ku përkrahja nuk mungon asnjëherë! Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati. /Gazeta Express