Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension - Gazeta Express
string(52) "raporti-shqiperia-vend-i-mire-per-te-dale-ne-pension"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 18:48

Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 18:48

Shqipëria është renditur ndër 20 vendet më të mira në botë për të dalë në pension, sipas Raportit Global të Daljes në Pension 2025, duke u bërë gjithnjë e më shumë destinacion i preferuar për të moshuarit që kërkojnë një stil jetese të përballueshëm, të sigurt dhe të integruar jashtë vendit të tyre të origjinës.

Në raportin ndërkombëtar që analizoi 44 vende, Shqipëria zë vendin e 20-të në renditjen globale, duke lënë pas shtete si Franca, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Portugalia kryeson listën, por Shqipëria spikat në disa indikatorë kyç.Veçanërisht, Shqipëria renditet:E 9-ta për sigurinë dhe integrimin e të moshuarve,E 13-ta për përballueshmërinë ekonomike për pensionistët,Dhe e 18-ta për politikat fiskale të favorshme për pensionistët e huaj.Këto faktorë e bëjnë Shqipërinë një alternativë serioze për qytetarët e BE-së dhe jo vetëm, që kërkojnë të kalojnë vitet e pensionit në një vend me klimë të butë, kosto të ulët jetese dhe afërsi gjeografike me vendet perëndimore.Vitet e fundit, mijëra pensionistë italianë kanë zgjedhur të jetojnë në qytete shqiptare si Vlora, Durrësi apo Saranda, duke shfrytëzuar marrëveshjet dypalëshe për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe avantazhet fiskale që ofron Shqipëria.