Kandidati për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka vizituar Klubin e Volejbollit “Prishtina” për të parë nga afër kushtet dhe angazhimin e sportistëve të rinj.
Ai u shpreh i motivuar nga përkushtimi i të rinjve që mbrojnë ngjyrat e këtij klubi dhe theksoi se sporti në kryeqytet do të ketë përkrahje më të madhe nëse Lidhja e Prishtinës merr besimin qytetar.
Së bashku me kandidatët Dukagjin Rudari, Kreshnik Sopi dhe Faton Pacolli, Kupina prezantoi idetë dhe planin për zhvillimin e sportit në Prishtinë, ku përfshihen:
-më shumë subvencione për klubet,
-përmirësim i kushteve infrastrukturore,
-dhënie në shfrytëzim e hapësirave publike për nevojat e sportit.
“Sporti i kryeqytetit, përfshirë volejbollin, do të marrë vëmendjen që e meriton,” theksoi Kupina.