E hëna dita me më shumë aksidente - Gazeta Express
string(33) "e-hena-dita-me-me-shume-aksidente"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 17:40

E hëna dita me më shumë aksidente

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 17:40

E hëna ka qenë dita kur ndodhën më shumë aksidente rrugore gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave të bëra publike nga INSTAT, ditët e hëna kanë ndodhur 18,2% e aksidenteve, ndërsa të martave është regjistruar numri më i ulët i përplasjeve me 11,3%.

Instituti i Statistikave bën të ditur gjithashtu se numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19 deri në mesnatë, duke zënë 23,3% të numrit të të gjithë aksidenteve.

Gjatë tetë muajve numri i ngjarjeve rrugore është ulur me 14,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në muajin gusht të këtij viti numërohen 159 aksidente, nga të cilët 229 janë plagosur dhe vrarë.

Aksidentet rrugore, në 91,2% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmoshat 45-59 vjeç, duke zënë 25,8% të numrit të aksidenteve gjithsej.