Kryetari Idrizi njofton fillimin e largimit te kabllove ajrore në rrugën “Pandeli Sotiri” - Gazeta Express
string(87) "kryetari-idrizi-njofton-fillimin-e-largimit-te-kabllove-ajrore-ne-rrugen-pandeli-sotiri"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 16:54

Kryetari Idrizi njofton fillimin e largimit te kabllove ajrore në rrugën “Pandeli Sotiri”

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 16:54

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ka filluar largimi i kabllove ajrore në rrugën “Pandeli Sotiri”.

Ai tha se ky veprim është pjesë e transformimit të kësaj rruge, që po zhvillohet me qëllim të përmirësimit të pamjes dhe infrastrukturës urbane.

Në një postim në rrjetet sociale, Idrizi ka shkruar:

“Në vazhdën e transformimit të rrugës ‘Pandeli Sotiri’ kemi filluar me largimin e kabllove ajrore. Dhe siç e do rendi, nga një espresso në ‘Hot Caffe’ te Fisi e Valoni.”