Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas publikimit të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese sa i përket konstituimit të kuvendit.
Ai ka thënë se VV dështoi ta konstituojë kuvendn dhe tentoi që përgjegjësinë ta bartë te Lista Serbe, opozita dhe Kushtetuesja.
Sipas Kryeziut Kushtetuesja sot tregoi që partitë politike janë ende jeni duke luajtur pingpong politik ne dëm të interesave qytetare dhe shtetërore.
“Vetëvendosje dështoj ta konstituoj kuvendin dhe për këtë dështim tentoi ta bart përgjegjësinë politike te Lista serbe, tek opozita shqiptare dhe tek gjykata kushtetuese. E opozita shqiptare i ndihmoj Vetëvendosjës të mos konstituohet kuvendi dhe e barti përgjegjësinë tek gjykata kushtetuese. E tani mbas vendimit të sotëm, Gjykata Kushtetuese ju tregoi se ju ende jeni duke luajtur pingpong politik ne dëm të interesave qytetare dhe shtetërore.”