Një qytetare në Pejë e ka dorëzuar në stacion policor kuletën me 557 euro, 320 dollarë amerikanë dhe 600 franga zvicerane që e ka gjetur në një qendër tregtare.
“Me datë 24.09.2025, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё paraqitur qytetarja Vlabona Bytyqi e cila kishte gjetur njё kuletё nё njё qendër tregtare nё Pejё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: pesëqind e pesëdhjetë e shtatё (557) euro, treqind e njëzet (320) dollar Amerikan dhe gjashtëqind (600) franga Zvicerane. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”