Dorina Toçi, drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik - Gazeta Express
string(61) "dorina-toci-drejtoresha-e-re-e-institutit-te-shendetit-publik"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 15:00

Dorina Toçi, drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 15:00

Dorina Toçi është emëruar drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Ajo vjen në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë brenda institucionit, ku më parë ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Sektorit të Sëmundjeve Kronike.

Toçi do të pasojë në këtë post Eugena Tominin, e cila javën e kaluar u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë nga Këshilli i Ministrave.

Ky ndryshim në drejtimin e ISHP vjen në një kohë kur shëndeti publik vijon të mbetet prioritet për institucionet shëndetësore në vend.