Shefi i Pentagonit: Ushtria amerikane duhet t’iu japë fund “dekadave të kalbjes” - Gazeta Express
string(76) "shefi-i-pentagonit-ushtria-amerikane-duhet-tiu-jape-fund-dekadave-te-kalbjes"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 15:18

Shefi i Pentagonit: Ushtria amerikane duhet t’iu japë fund “dekadave të kalbjes”

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 15:18

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën në një takim të rrallë me shefat ushtarakë të mbledhur nga të gjitha bazat ushtarake amerikane në botë se ushtria amerikane do të reformohet për t’iu dhënë fund atyre që i ka përshkruar si “dekada të kalbjes”.

Duke folur para qindra gjeneralëve dhe admiralëve në Virxhinia, Hegseth e ka shpallur përfundimin e “mbeturinave ideologjike” përfshirë aty shqetësimet për çështje sikurse ndryshimet klimatike, ngacmimet, liderët “toksikë”, si dhe promovimet në grada më të larta ushtarake bazuar në racë dhe gjini.

“Ushtria është detyruar nga politikanë të pamatur që të përqendrohet në gjërat e gabuara. Por, jo më”, ka deklaruar ai. /REL/