Flick e konfirmon besimin në portierin Szczesny - Gazeta Express
string(47) "flick-e-konfirmon-besimin-ne-portierin-szczesny"

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 14:58

Flick e konfirmon besimin në portierin Szczesny

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 14:58

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka dalë sot në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen e nesërme me Paris Saint-Germainin, e cila është edhe kryesorja e kësaj xhiroje në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Ndër temat që i ceku trajneri gjerman ishte edhe ajo e portierit, shkruan “Gazeta Express”.

Wojciech Szczęsny pritet ta mbulojë mungesën e Joan Garcias, i cili u operua pas lëndimit që e pësoi në gjurin e majtë.

“Ai (Szczesny) është një lojtar i Barcelonës, është gati. E përsëris atë që e thashë të shtunën: i fituam tre trofe me të. Ai është gati. Absolutisht”, u shpreh trajneri gjerman. /Gazeta Express