Më 8 tetor mbahet edicioni i 3-të i Panairit të Librit për Fëmijë, organizuar nga “ETEA”.
Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë do të filloj nga data 8 tetor në ora 10:00 deri më 11 tetor në ora 18:00. Lokacioni i mbajtjes së Panairit është ai i zakonshmi, sheshi “Zahir Pajaziti”.
Në Panair pos librave, do të mbahen edhe aktivitetet artistike rekreative, lojëra dhe kënde argëtimi dhe programe kulturore.