Kontrabandonte pjesë të veturave në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari nga Kosova - Gazeta Express
string(87) "kontrabandonte-pjese-te-veturave-ne-shqiperi-arrestohet-ne-morine-48-vjecari-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 15:11

Kontrabandonte pjesë të veturave në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 15:11

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh për t’i shitur në Shqipëri, kapet në pikën kufitare të Morinës 48-vjeçari nga Kosova.

Ndalimi i B.M., u bë në hyrje të territorit shqiptar, teksa automjeti që ai drejtonte kaloi në zonën e kontrollit nga oficerët.

“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh, pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i këmbyer apo shitur”, bëri me dije Policia e Kukësit.

Në përfundim të veprimeve hetimore kosovari u arrestua në flagrancë, me akuzën “kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.